
Joane K. Rowling ka lindur më 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret.