Tonke Dragt

Tonke Dragt lindi në Xhakartë, Indonezi, në vitin 1930 dhe aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte dymbëdhjetë vjeçe, u internua në kampin e ngritur nga pushtuesit japonezë, ku shkroi (bashkë me një shoqe) librin e parë, duke përdorur copa letrash të përdorura. Pas luftës, familja e saj u vendos në Vendet e Ulëta dhe, pasi studioi në Akademinë Mbretërore të Artit në Hagë, Tonke Dragt u bë mësuese arti. Librin e vet të parë e botoi më 1961, pasuar një vit më vonë nga Letra për mbretin, i vlerësuar më 1963, me çmimet Libri më i mirë i vitit për fëmijë, dhe Libri më i mirë nga letërsia holandeze për fëmijë në pesëdhjetë vitet e fundit, më 2004. Dragt është nderuar me Çmimin Shtetëror për Letërsinë për të Rinj, më 1976, dhe me titullin Kalorës, më 2001.