
Jan Terlouw lindi në Holandë më 1931. Ai punoi si fizikan bërthamor në shtete të ndryshme anembanë botës, para se të hynte në politikë si përfaqësues i partisë holandeze D66 më 1971. Krahas karrierës në politikë, ai ka shkruar shumë libra të suksesshëm për fëmijë, përfshirë Dimër në kohë lufte, i cili bazohet në kujtimet e tij gjatë pushtimit nazist. Më 1973, romani fitoi çmimin Gouden Griffel si libri holandez më i mirë për fëmijë dhe është përshtatur për film dhe teatër. Jan Terlouw ka shkruar 24 vepra për fëmijë e të rinj. Në shqip nga ky autor është botuar libri Letra e koduar, përkthyer me mjeshtëri nga Dojna Nasi.