Jean Paul Sartre

Jean Paul Sartre (1905-1980) është filozof dhe shkrimtar francez, teoricien i ekzistencializmit që i zhvilloi tezat e tij në romane, drama, novela dhe ese. Në vitin 1964 fitoi Çmimin Nobel për letërsinë, të cilin nuk e pranoi. Përfaqësues i spikatur i ekzistencializmit, ai shkroi jo vetëm letërsi artistike, por edhe mjaft studime e vepra filozofike. Ndër librat e tij përmendim: Muri, Qenia dhe hiçi, Kritika e mënyrës dialektike të të menduarit, Neveria, Duart e ndyra, trilogjia Rrugët e lirisë etj.