Julia Navarro Julia Navarro (Madrid, 1953), gazetare dhe analiste shumë e njohur në Spanjë, e vlerësuar mjaft për shkrimet politike rreth aktualitetit spanjoll dhe autore e shumë librave për historinë bashkëkohore. Romani i saj i parë, Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë (42 botime në spanjisht dhe i përkthyer në 18 gjuhë), shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Me veprat e mëvonshme Bibla prej argjile, Më thuaj kush jam, Qëllo, tashmë jam i vdekur, Gjaku i të pafajshmëve, Nga asnjëra anë etj., fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës. Romanet e Navarros janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA-në, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj.