Justine Lévy

Justine Lévy, e lindur në vitin 1974, është vajza e Bernard-Henri Lévy dhe Isabelle Doutreluigne. Ende adoleshente, ajo lidhet me Raphaël Enthoven, me të cilin martohet në vitin 1995, viti kur ajo debuton me romanin e saj Rendezvous. Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni. Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën. Romani është kandiduar për çmimet më të rëndësishme letrare franceze (Goncourt dhe Médicis).