Kristo Frashëri

Kristo Anastas Frashëri (04.12.1920–31.01.2016), historian, profesor, akademik. Lindi në Stamboll në një familje të njohur atdhetare nga Dangëllia, u vendos në Tiranë më 1927. Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 lektor në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, më 1997 në udhëheqje të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe prej vitit 1999 në pension. Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore mbi 70-vjeçare, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë. Mbi bibliografinë e akademikut Kristo Frashëri shih faqen në: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Biblioteka Shkencore, Katalogu Elektronik, Bibliografitë shkencore online, Bibliografia e Kristo Frashërit.