Leon Uris (1924-2003) është shkrimtar amerikan mjaft i njohur për romanet historike. Ka lindur në Baltimorë nga prindër hebreo-amerikanë. Studimet e shkollës së mesme i kreu në Virxhinia dhe në Baltimorë, por nuk u diplomua asnjëherë, pasi dështoi tri herë në provimin e anglishtes. Në vitin 1950, revista Esquire botoi një artikull të tij. Kjo e shtyu të punonte për romanin Thirrja e luftës, që u bë një bestseller. Ndër romanet e tij më të suksesshme përmendim: Eksodi, Getoja e Varshavës, Triniti.