
Lu Xun, pseudonimi i Zhou Shuren (1881-1936), shkrimtar i shquar, eseist, poet, kritik letrar dhe figurë qendrore e letërsisë moderne kineze, lindi në një familje pronarësh tokash dhe zyrtarësh qeveritarë në Shaoxing, Zhejiang. Pas diplomimit, për disa vjet ishte mësues në qytetin e lindjes e më pas zyrtar qeveritar në Pekin. Lu Xun iu rikthye krijimtarisë dhe më 1918 iu bashkua lëvizjes së sapokrijuar letrare kineze. Po atë vit botoi tregimin e shkurtër, tanimë shumë të njohur, me titull Ditari i një të marri, 1921. Një tjetër vepër përfaqësuese e Lu Xun është Historia e vërtetë e Ah Q. Këto tregime që u mblodhën në Thirrje nën armë, 1923, konsoliduan reputacionin e Lu Xun si shkrimtar i shquar. Tre vjet më vonë u botua përmbledhja Duke u endur, 1926. Prozat simbolike, që u botuan në përmbledhjen Bari i keq, 1927, ashtu si edhe rrëfenjat e ritreguara klasike, zbulojnë një ndjeshmëri moderne, gërshetuar me humorin e hidhur dhe satirën therëse.