Malorie Blackman, një nga shkrimtaret më interesante e me shumë imagjinatë që shkruan për lexuesit e rinj. Autore e mjaft skenarëve televizivë, fitues të Çmimit BAFTA. Romani E bardha dhe e zeza, i botuar në vitin 2001 në Britaninë e Madhe, pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe kritikët. Libri meritoi mjaft çmime të rëndësishme letrare përfshirë Children’s Book, Sheffield Children’s Book dhe Lancashire Children’s Book Award, ndërsa librat e tjerë të shkruar më pas, Në teh të thikës, Hacker dhe Thief!, fituan Young Telegraph/Gimme 5 Award, dhe është e vetmja autore dy herë fituese e këtij çmimi. Autore e mjaft titujve të tjerë për të rinjtë, që janë në majat e klasifikimit të librave të vlerësuar nga lexuesit. Librat e saj janë përkthyer në 15 gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta edhe në vende të tjera. Jeton në Kent me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Elizabetën.