
Maren Stoffels ka lindur në vitin 1988 në Amsterdam, ku edhe ka kaluar shumë vite derisa është rritur. Që e vogël, kur sapo kishte filluar të lexonte, vendosi që do të bëhej shkrimtare. Librin e parë e shkroi kur ishte 9 vjeçe: historia e një eskimezi të vogël, në kërkim të babait të tij. Por libri i saj i vërtetë, romani i parë, u publikua më 2005. Tashmë në aktivitetin e saj ka më shumë se 20 libra dhe shumë çmime. Kohët e fundit ka vendosur të merret me zhanrin e trillerit. Libri i saj i famshëm triller Loja e Frikës (Fright Night) është pritur shumë mirë në Vendet e Ulëta si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Kur ishte adoleshente, gjatë pushimeve, autorja mori pjesë në një Fright Night në pyll pa e ditur mirë se çfarë do të ndodhte. Ishte e tmerrshme dhe e kuptoi që kjo nuk ishte një gjë e përshtatshme për të. Por, në mendjen e saj lindi një histori dhe kjo histori niste me Dilanin, i trembur nga një frikë shumë e veçantë: frika për nënën e tij…