Margriet de Moor Margriet de Moor (Nordvejk, 1941) e martuar me skulptorin Heppe de Moor (1938-1992) dhe nënë e dy vajzave: shkrimtares Marente dhe Larës, artiste pamore. Konsiderohet një nga shkrimtaret më të rëndësishme bashkëkohore holandeze. Studioi për piano e kanto në Akademinë e Muzikës në Hagë. Për disa vjet studioi histori arti e arkeologji, punoi si këngëtare e regjisore video-portretesh. Më 1988 botoi librin e parë, vëllimin me tregime Vështrim nga pas. E njohu shpejt suksesin – fitoi çmim me librin e dytë, vëllimin me novela Portret i dyfishtë 1989. Më 1992 për romanin e saj të parë Në fillim gri, pastaj e bardhë, pastaj blu, fitoi Çmimin më të rëndësishëm letrar AKO. Krijimtaria e saj e suksesshme vazhdoi me romanet dhe vëllimet me tregime: Virtuozi, 1993; Duka i Egjiptit, 1996; Rruga e detit, 2000; Sonata e Krojtzerit, 2001; Të mbyturit, 2005; Deti brenda meje (esse), 2007; Piktori dhe vajza, 2010; Melodi dashurie, 2013.