Marica Bodrožic

Marica Bodrožic ka lindur më 1973 në Kroaci (Svib/Dalmaci). Që prej vitit 1983, ajo jeton në Gjermani, në Berlin. Shkruan kryesisht në gjermanisht, poezi, romane, tregime dhe ese. Ka punuar si përkthyese letrare dhe mësuese e shkrimit krijues. Ka marrë shumë çmime dhe vlerësime për krijimtarinë e saj në prozë e poezi, ndër të cilat Çmimi për Letërsinë i Akademisë së Arteve në Berlin, Çmimi Kulturor i Gjuhës Gjermane, Çmimi Letrar i Lihtenshtejnit etj. Në vitin 2010 u botua romani i saj shumë i vlerësuar Das Gedächtnis der Libellen dhe më 2012 romani Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, me të cilin u shpall fituese e Çmimit Europian të Letërsisë.