Matteo Bussola

Matteo Bussola, dizajner dhe piktor i romaneve vizatimore, jeton në Veronë, Itali, me gruan e tij Paolën dhe tri vajzat e vogla. Më parë, Bussola punonte si arkitekt, kishte të ardhura të mira dhe nuk i duhej të ngrihej në pesë të mëngjesit për të vizatuar. Tridhjetë e tre vjeç vendosi të lërë gjithçka për t’iu kushtuar punës së re artistike dhe përkujdesjeve për të bijat. Për dy vjet, ai ka shkruar në Facebook duke përshkruar bukurinë e çasteve të zakonshme me familjen e tij dhe aventurat e familjes së tij janë bërë postime virale. Libri është pritur si një ngjarje e madhe në Itali dhe është përkthyer në disa gjuhë. Bussola mban një rubrikë javore te “Robinson”, rubrikën kulturore te “La Repubblica” me titull Storie alla finestra dhe drejton në Radio 24 programin javor I Padreterni, kushtuar rolit të baballarëve të rinj. Është autor edhe i dy romaneve të tjera mjaft të suksesshme, botuar te Einaudi: “Sono pure i loro sogni” (2017) dhe “La vita fino a te” (2018).