Moikom Zeqo

Moikom Zeqo (1949-2020) u diplomua në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi më 1971, ndërsa më vonë për histori dhe arkeologji. Studimet pasuniversitare i kreu në Romë, Athinë dhe në Washington D.C. Doktor i Shkencave dhe i vlerësuar me Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Moikom Zeqo shkroi 62 libra me poezi, prozë, studime arkeologjike, histori arti, si dhe një numër skenarësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik e kulturor.