
Marente de Moor ka lindur më 1972 në Hagë, Holandë. Studioi për gjuhë sllave dhe letërsi në Universitetin e Amsterdamit, prej ku u diplomua më 1999. Prej vitit 1991 jetoi dhe punoi si gazetare korrespondente në Shën Petërburg dhe, bazuar mbi këtë përvojë, shkroi librin Tregime petërburgase, që u botua më 1999. Botimi i romanit “Shkelësi” më 2007, gjithashtu u prit mjaft ngrohtë nga lexuesit dhe u vlerësua nga kritika. Më 2010, De Moor botoi romanin e saj të dytë me titull Virgjëresha holandeze, fitues i Çmimit për Letërsinë AKO (2011) dhe më pas i nderuar me Çmimin Europian për Letërsinë për vitin 2014. Deri tani ky roman është botuar në njëmbëdhjetë gjuhë.