Odhise Grillo

Odhise K. Grillo (1933-2003). Lindi në Vuno të Himarës, rrethi i Vlorës. Shkollën fillore e kreu në Vuno, ndërsa ciklin e lartë të shtatëvjeçares e vazhdoi në Tiranë. Po në Tiranë mbaroi edhe shkollën e mesme, në gjimnazin Qemal Stafa, si dhe studimet e larta, për gjuhë e letërsi dhe për gazetari, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe atë të Shkencave Politike-Juridike. Pasi mbaroi studimet, punoi disa vite në revistën “Hosteni” dhe më pas në shtëpinë botuese Naim Frashëri, në redaksinë e letërsisë për fëmijë, ku dha një ndihmesë të çmuar në begatimin e lulëzimin e letërsisë për fëmijë, derisa doli në pension.