I lindur nga prindër norvegjezë në vitin 1916, jeta e Roald Dahlit ka qenë tejet e pasur me ngjarje dhe aventura. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u plagos në Libi duke luftuar si pjesëtar i RAF-it kundër trupave naziste. Përvoja e tij e jashtëzakonshme e luftës do të pasqyrohej fillimisht në një vëllim me tregime dhe më pas do të shtrihej në të gjithë veprën letrare të këtij shkrimtari mjaft pjellor. Krijimtaria letrare e Dahlit është e larmishme dhe e gjerë, duke filluar nga tregimet e deri te romanet, si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Ajo çka të bie në sy në veprën e tij është se Roald Dahli është zhvendosur vazhdimisht nga një regjistër letrar në një tjetër; nga proza realiste te proza fantastike. Roald Dahli është i njohur për lexuesin shqiptar me romanin e tij për fëmijë Gjiganti i madh i mirë.