
Sarah Waters (Wales, 1966), e diplomuar në letërsinë angleze, para se t’i kushtohej plotësisht të shkruarit, ishte lektore në Open University të Londrës. Mes shumë të tjerash, është fituese e çmimit Somerset Maugham dhe dy herë finaliste e Mail on Sunday/John Llewellyn Rhys Prize. Më 2003, revista Granta e renditi ndër njëzet shkrimtarët e rinj më të mirë britanikë, ndërsa Booksellers Association dhe Waterstone’s Booksellers e nominuan si Autoren e Vitit për British Book Awards. E cilësuar si një yll i letërsisë bashkëkohore, romanet e saj janë pëlqyer jashtëzakonisht nga lexuesi i gjerë dhe kritika, aq sa janë bërë filma (Affinity) dhe seriale televizive (Tipping the velvet dhe Fingersmith) të suksesshme. I zgjedhur si “libri më i mirë i vitit 2014” nga shumë gazeta e revista dhe kandidat për çmime të rëndësishme letrare, Mysafirë me pagesë është botuar në më tepër se njëzet vende.