Sara Stridsbergu ka lindur në vitin 1972, në Stokholm. Romani i saj i parë, Happy Sally, është vlerësuar shumë nga ana e kritikës. Me tre romanet e saj të mëvonshme ka fituar çmimet më prestigjioze letrare: më 2004 Sveriges Essäfond Prize; 2006 Aftonbladet’s Literature Prize; 2007 Nordic Council’s Literature Prize; 2013 Dobloug Prize; dhe ka qenë finaliste e Çmimit August, një nga çmimet më të rëndësishme në vend. Sot, Stridsbergu konsiderohet nga zërat më interesantë të letërsisë skandinave. Më 2015 ajo fitoi Çmimin Europian të Letërsisë për romanin Pesha e dashurisë. Në vitin 2016 u zgjodh anëtare e Akademisë së Suedisë.