Sophie Kinsella

Sophie Kinsella është pseudonimi letrar i Madeleine Wickham. Ajo lindi më 12 dhjetor 1969 në Londër, ku jeton bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët. Ka studiuar në New College në Oksford dhe më pas ka punuar për shumë kohë si gazetare e rubrikës ekonomike. Sot është autore mjaft e njohur, e përkthyer në shumë gjuhë.