Stefan Cvajg

Stefan Cvajg (1881-1942) është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Studioi në Austri, Francë dhe Gjermani. Më 1904 mbrojti doktoratën për filozofi dhe arte të bukura në Universitetin e Vjenës. Shkroi novela dhe tregime, si dhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë botërore, ku ndër më të njohurat janë biografia e Maria Stjuartit dhe e perandoreshës Mari Antuanetë. Nga librat e tij përmendim: Dashuria e Erika Wald, Frika, Amok, Koleksioni i padukshëm, Letra e një të panjohure, Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje, E fshehta përvëluese etj.