Ulf Stark

Ulf Gottfrid Stark (1944, Stureby, Stokholm), një nga shkrimtarët më të shquar suedezë, anëtar i Akademisë Suedeze për Librat për Fëmijë. Ai ka shkruar më tepër se tridhjetë vepra, libra me ilustrime, skenarë e romane për të rinj, dhe është përkthyer në njëzet e pesë gjuhë. I nominuar dy herë për çmimin më të madh letrar Andersen, fitues i Çmimit Nordik për Librat për Fëmijë dhe i çmimeve të rëndësishme letrare në Suedi, Gjermani dhe Holandë. Disa libra të tij janë ekranizuar e vlerësuar me çmime kinematografike, si Emmy etj.