Andon Z. Çajupi zë vend të rëndësishëm në letërsinë e kulturën shqiptare. Ai rinovoi një traditë poetike dhe i dha përmbajtje e frymë novatore poezisë së Rilindjes. Çajupi pati një rol të veçantë në zhvillimin e dramaturgjisë, duke lëvruar si komedinë, ashtu edhe tragjedinë. Stili, brendia ideore, motivet dhe problemet e trajtuara në veprën dramaturgjike të Çajupit sollën origjinalitet në letërsinë e Rilindjes. Krahas kësaj, ai njihet edhe si poet me ideale të larta patriotike e demokratike. Ndër veprat e tij përmendim: Baba Tomorri, 14 vjeç dhëndër, Pas vdekjes, Burri i dheut, Baba Musa lakuriq etj.