Jan Brokken


Shkrimtar dhe udhëtar holandez, i njohur për aftësinë për të rrëfyer jetën e figurave të shquara të botës letrare dhe muzikore, Jan Brokkeni ka botuar libra të shumtë e të suksesshëm, që shtypi i ka krahasuar me ata të Graham Greene dhe Bruce Chatwin. Përmendim Provinca, romani i tij i parë, prej nga u realizua një film; Kopshti i kozakëve, që bën fjalë për periudhën siberiane të Dostojevskit; Shpirti baltik, një udhëtim i jashtëzakonshëm letrar, artistik e historik në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës; Shkëlqimet në Shën Petërburg, kushtuar qytetit të madh të muzikës dhe poezisë ruse; Të drejtët, një reportazh për operacionin e shpëtimit të 8 000 hebrenjve në vitin 1940 etj.
Përveç librit Në shtëpinë e pianistit, DITURIA do të botojë së shpejti edhe bestsellerin Shpirti baltik