Raimonda Belli Gjençaj

Raimonda Belli Gjençaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977 në degën e gazetarisë. Ajo ka punuar më shumë se dhjetë vjet në revistën “Shqiptarja e re” e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë (1990-1993). Për më shumë se 15 vjet ka qenë bashkëpunëtore e Radio-Televizionit Shqiptar (1973-1989).
Është autore e një sërë tregimesh dhe novelash të botuara në shtypin letrar të kohës. Nga krijimtaria për fëmijë përmendim librat: Duduqi që kërkonte kushërinj, Kukulla Blerta udhëton drejt detit, Taku rrumbullaku, Tiku thataniku dhe Roboti Tik-Tak.
Është autore e romaneve: Epitafi i fundit, Butonat prej platini dhe Shtatë shpirtrat e Terezës, që lexuesi i ka pritur me shumë interes. Autorja është fituese e çmimit letrar të Ambasadës Spanjolle në vitin 2009 për tregimin me titull “Lot në oqean”.