Hannah Richell

Hannah Richelli ka lindur në Angli. Pas diplomimit në Universitetin e Nottinghamit, ajo punoi për 10 vjet në industrinë e botimeve. Emigroi në Australi nga Britania e Madhe në vitin 2005 dhe kaloi dy vjet duke punuar për Universal Pictures në Sydney.
Richelli nisi të shkruante në fillim të vitit 2008, gjatë kohës që priste lindjen e fëmijës së saj të parë dhe rezultati ishte romani Sekretet e familjes Tajd, i cili ka marrë disa çmime dhe është seleksionuar në pesëshen më të mirë për Australian Independent Bookseller Best Debut Fiction Award, ABIA General Fiction Book of the Year (2013) dhe ABIA Newcomer of the Year (2013). Ky roman është përkthyer në 17 gjuhë.
Hannah Richell është autore e disa librave të tjerë: The Shadow Year (2013), The Peacock Summer (2018), The River Home (2022). Veprat e saj janë në dispozicion të lexuesit në njëzet e dy vende dhe janë përkthyer në shtatëmbëdhjetë gjuhë.