Sidney Sheldon (1917-2007), amerikan, është dalluar dhe ka fituar çmime si skenarist teatri, skenarist filmi dhe romancier. Ai ka shkruar skenarë për njëzet e tre filma, njihet si mjeshtër i bestsellerëve dhe konsiderohet sot si një nga tregimtarët më të njohur të të gjitha kohërave. Disa nga romanet që e bënë të famshëm, janë: Master of the Game (1982), The Other Side of Midnight (1973) dhe Rage of Angels (1980) etj. Shumica e romaneve të tij janë bërë filma të rëndësishëm artistikë ose miniserialë televizivë. Më shumë se 275 milionë kopje të librave të tij janë shitur në të gjithë botën.
Engjëlli i hakmarrjes (në origjinal mban titullin Windmills of the Gods), që botohet për herë të parë në shqip, është një nga romanet më të përkthyera dhe botuara nëpër botë, jo vetëm për dramën tërheqëse, personazhet komplekse, por edhe për sfondin dhe konfliktin e fortë historik midis Lindjes dhe Perëndimit. Ky roman, përveçse tërheqës, mbetet edhe sot shumë aktual.