Bianca Pitzorno

Bianca Pitzorno lindi në Sassari dhe jeton e punon në Milano. Shkrimtare shu-më e dashur për lexuesit e rinj, prej vitit 1970 deri më sot ka botuar më shumë se dyzet libra, shumë syresh të suksesshëm. Sot Bianca Pitzorno mbahet si autorja më e rëndësishme italiane për fëmijë dhe romanet e saj janë përkthyer në Francë, Gjermani, Spanjë, Greqi, Poloni, Hungari, Kore dhe Japoni. Është Goodwill Ambasadore e UNICEF-it. Për disa vite ka punuar në RAI, ku është marrë me programet kulturore, si “Sapere” dhe “Tuttolibri”, dhe programet për fëmijë si “Chi sa chi lo sa?” dhe “Dirodorlando”; më vonë ka qenë mes autorëve të programit “L’albero azzurro”. Ka shkruar pjesë teatrore, skenarë dhe tekste këngësh. Është nderuar me shumë çmime prestigjioze për librat e saj, si çmimi Andersen (disa herë), çmimi për fantazinë Gianni Rodari, çmimi Hans Christian Andersen, dhënë nga IBBY etj.