No Image Available

Barmeni i Ritzit

 Author: Philippe Collin  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Lindita Gjetani  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816597  Numri i faqeve: 424  Çmimi: 1500
 Përshkrimi:

Me mustaqet spicë, xhaketën e bardhë e kravatën e zezë, Frank Mejeri, sapo ka mbushur pesëdhjetë e gjashtë vjeç. Është barmeni i njohur i hotelit Ritz në Paris, salloni më i frekuentuar nga elita kulturore dhe politike e Europës në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Por, që nga qershori i vitit 1940, me mbërritjen e gjermanëve në qytet, klientët e rinj në bar janë njerëzit e Gestapos.
Përshtatja, tani, është çështje mbijetese. Hebre me origjinë të thjeshtë, gjithmonë i shtyrë nga një etje e pashuar për shpengim, dashamirës i së bukurës dhe i zoti të bëhet i besuar i personaliteteve të jashtëzakonshme, si Ficxheraldi dhe Hemingueji, Mejeri është qendra e këtij romani, nyja rreth së cilës vërtitet një galeri e larmishme personazhesh, historike dhe imagjinare. Në Ritz, vendi magjik ku lufta duket se ka mbetur pezull, një mikrobotë që pasqyron pushtimin nazist të Parisit, luhet drama e burrave dhe grave që përballen me një pushtet të ri dhe me instinktin më të thjeshtë të vetëmbrojtjes. Fati i Mejerit, i çirakut të tij dhe i të parezistueshmes Blanshë Ozelo e mban lexuesin në ankth, dhe qëndrimi i barmenit, gjithmonë në prag mes rezistencës dhe kolaboracionizmit, e bën atë një gjysmë hero, një qenie njerëzore plot ngjyresa dhe dyshime të pafundme. Pas banakut prej druri të errët, Frank Mejeri duhet të shpëtojë veten dhe njerëzit që do.
Duke na hapur dyert e Ritzit, Philippe Collin dëshmon një kujdes të jashtëzakonshëm për detajet që e kanë bërë këtë vend një simbol, një arkë thesari prej nga buron historia.

I ftohtë dhe njëkohësisht magjepsës, i mbajtur gjallë nga protagonisti i tij i jashtëzakonshëm, Barmeni i Ritzit zbulon një histori të pathënë më parë, duke nxjerrë në dritë marrëdhëniet komplekse mes kolaboracionistëve dhe Rezistencës në Francën e kohës së luftës.