… Kristina nxori nga çanta paketën dhe çakmakun. Alfredi ia mori me takt nga duart, e shkrepi dhe ia afroi të ndizte cigaren. Pati një dridhje të lehtë të dorës. Për herë të parë ishin aq afër njëri-tjetrit. Flakëza e çakmakut i jepte një ndriçim të lehtë, fytyra e saj dukej disi e zbehtë, por tejet tërheqëse. Kishte buzë të plota, sensuale, që ngjallnin ndjenjë dhe emocion…
E bukur ishte meksikania!
– Pa prit të shohim pak,- tha ajo për t’iu shmangur asaj situate,- para do kohësh më përmende një këngë të njohur, “La paloma”.
– Ah, nuk e paske harruar!
– Eh, interesante… më kujto disa vargje të saj…
Alfredi uli kokën dhe këndoi si të fliste me vete: