No Image Available

Thëngjij përvëlues

 Author: Marc Voltenauer  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Lindita Gjetani  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816955  Numri i faqeve: 368  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:

“Thëngjij përvëlues” e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi. Viktimat janë të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet që të ndjekë hetimet. A do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij që të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre?
Ndërkohë, Sokol Hoti mbërrin në Zvicër pas vrasjes së Mirjanit, vëllait të tij, viktimë e një gjakmarrjeje të vjetër. Por edhe ai zhduket. Huberti, miku i tij zviceran shurdhmemec, nuk ka marrë asnjë lajm nga ai prej disa javësh. Së bashku me motër Laurën, vendosin të kryejnë hetimin e tyre në Zvicër dhe në Shqipëri. Inspektori Auer, në ndjekjen e furishme të vrasësve nëpër Europë, do të përballet me anën më të errët të së kaluarës së tij.
Këto ngjarje do ta kredhin lexuesin në skutat e errëta të psikikës së njeriut, në marrëdhëniet midis brezave brenda familjes Hoti që banon në Zvicër, por që është e ndarë mes ndjenjës për të marrë hak dhe asaj për të këputur zinxhirët e kësaj serie gjakmarrjesh, midis të shkuarës dhe të tashmes.

“Një thriller i fuqishëm dhe tërheqës që e çon lexuesin në një udhëtim të errët midis hakmarrjes dhe të vërtetës.”
BIOPOLAR

“Një hetim magjepsës, që eksploron anët më të errëta të shpirtit njerëzor”.
SensCritique