No Image Available

Mrekullia e madhe

 Author: Viola Ardone  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Agim Doksani  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816450  Numri i faqeve: 328  Çmimi: 1200
 Përshkrimi:

Vogëlushja Elba mban emrin e një lumi të madh të Veriut: ka vendosur nëna e saj ta quajë kështu. Në fillim, nënë e bijë jetonin së bashku, në një vend të cilin Elba e quan gjysmëbotë, por që në të vërtetë është një spital psikiatrik. Pastaj nëna e saj u zhduk dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse të rritej, të përpilonte Ditarin e sëmundjeve të mendjes dhe t’u tregonte të sapoardhurve në repart për mjekët Bishtdhelpër dhe Llambushkë, për infermieren Xhilet dhe qenushën Buba, për universin e saj, i vetmi që njeh. Të paktën derisa një psikiatri të ri, Fausto Mrekullisë, t’i tiposet që ta nxjerrë nga spitali psikiatrik, madje t’i fshijë nga faqja e dheut vende si këto; në fund të fundit, këtë parashikon ligji Basaglia, i miratuar pak vjet më parë. Doktor Mrekullia e merr Elbën të jetojë në shtëpinë e tij, si ta kishte bijë të vetën: e vetmja që ka zgjedhur në jetë dhe falë së cilës ai, që kurrë nuk ka qenë një baba i mirë, mëson peshën dhe forcën e atësisë.

Proza intensive, origjinale, plot muzikalitet e Viola Ardones na tregon se dashuria e të tjerëve nuk varet kurrë vetëm nga ne. Ky është misteri, por edhe mrekullia e dashurisë.

… Dashuria është e pakuptueshme, është një formë çmendurie…

Në çiltërsinë e vështrimit të Elbës, spitali psikiatrik bëhet një vend qesharak dhe i tmerrshëm, njësoj si jeta, të cilën Viola Ardone di ta rrëfejë me vrazhdësinë dhe bukurinë e saj.

Romani Mrekullia e madhe, së bashku me Treni i fëmijëve dhe Oliva Denaro, plotëson një trilogji të përsosur të shekullit të njëzetë.
Në këtë roman madhështor formues, marrëdhënia e një vajze fare të re me njeriun që vendos ta çlirojë zbulon nevojën kryekëput njerëzore për t’u njohur e dashur nga të tjerët, për të ndier se ekziston.