Bo është tetëdhjetë e nëntë vjeç dhe vetmia e tij thyhet vetëm nga vizitat e asistentëve në shtëpi, që kujdesen për të. Përndryshe, nuk ka shumë gjëra me shije të mirë. As ëmbëlsirat me krem që i biri, Hansi, këmbëngul t’ia blejë dhe t’ia fusë në frigorifer. Bo është i zemëruar me trupin që nuk i bindet më, me krahët e vet dikur të fortë që nuk mund janë më për asgjë, me gishtat e fryrë që nuk mund ta hapin as kutinë, ku ka vënë shallin e preferuar të Fredrikës, gruas së tij. Shallin që ende ruan aromën e parfumit të saj. Është e vetmja gjë që i ka mbetur, që kur ajo u transferua në një azil pleqsh në Ostersund. Fredrika nuk njeh më askënd dhe ai nuk e njeh të shoqen te gruaja e tanishme. Por mbi të gjitha, Bo është i zemëruar me Hansin, i cili dëshiron t’ia marrë qenin, Sikstenin, sepse është i bindur se një burrë në prag të të 90-ave nuk mund të kujdeset për të. Dhe Fredrika nuk është më aty, për të zbutur fjalët e hidhura midis babait dhe birit. Kërcënimi i humbjes së dashurisë së Sikstenit, që e mban ende në jetë, e tërheq Bonë në një vorbull emocionesh; ai bën një bilanc të jetës së tij, marrëdhënieve me të tjerët, për të kuptuar sa të lumtura qenë ato momente kur thjesht nuk ndodhte asgjë dhe për të pranuar mënyrën e vet të papërsosur për të shprehur dashurinë gjatë viteve.
“I shkruar me një gjuhë të kursyer, thellësisht prekëse, romani arrin të përshkruajë gjendjen e personazhit kryesor në një mënyrë që të mbërthen. Një libër në dukje i thjeshtë, por me një peshë emocionale të jashtëzakonshme.”
Daily Express / Daily Mirror
“Është nga ato libra mes faqeve të së cilit do të qeshësh, do të qash, do të duash të blesh njëzet kopje dhe t’ua dhurosh të gjithëve atyre që do.”
New Yorker
“Një histori prekëse për kalimin e shpejtë të kohës, tonës dhe të të tjerëve, dhe egërsinë delikate të dashurisë midis baballarëve dhe bijve.”