No Image Available

Një minutë më parë

 Author: Anna Woltz  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Grejsa Ymeri-Böhl  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928931382  Numri i faqeve: 168  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:

Ndonjëherë rivalëve u duhet vetëm një putër qeni që t’i ndihmojë…

Mjafton vetëm një ditë në shkollën e tyre të re që Parkeri dhe Sveni të bëhen armiq të betuar.
Parkeri ka kaluar një verë të tmerrshme dhe dëshiron vetëm të jetë e padukshme në sytë e të gjithëve. Ndërsa Sveni është i vendosur të bëjë përshtypje dhe të njihet për diçka tjetër, përveçse si “ai djali i gjorë me epilepsi”.

Kur Parkeri zbulon se qeni i saj i dashur, Alaska, të cilin e larguan nga shtëpia vitin e kaluar, tani i përket Svenit, vendos ta marrë përsëri me çdo kusht.

Sigurisht, kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet…

Miqësia, vetmia, lëndimet emocionale dhe privatësia ndërthuren në një histori plot tension, me personazhe, që duket sikur të flasin drejtpërdrejt nga faqet e librit.

“Ndonjëherë merr në dorë një libër që të tërheq aty për aty. Një minutë më parë është pikërisht një libër i tillë. Romani vë në pah ankthet që përjetojnë shumë adoleshentë, por tregon edhe se të qenët i hapur dhe i sinqertë, të ndihmon në kapërcimin e frikës dhe traumave.”

Good Reading Magazine

“Sa i ngrohtë për zemrën, aq edhe nxitës për reflektim. Woltzi e vë lexuesin plotësisht në rolin e personazheve, duke i bërë temat e mirëkuptimit, lëndimit, miqësisë dhe privatësisë të ndihen thellësisht personale.”

School Notices