“Dijeni se sinqeriteti është virtyti i parë i një të vdekuri”, shkruan rrëfyesi në librin Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër. Është e vërtetë, ai tregon nga bota e përtejme, por ai është sigurisht një nga personazhet më të gjalla artistike, produkt i imagjinatës më të pasur të të gjithë letërsisë, produkt i romancierit më të madh të Brazilit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Machado de Assis. Herë të thella e herë të shpenguara, Kujtimet janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që nuk ia hedhin sytë. Në fund, ai vdes pa e dashur kush dhe pa trashëgimtar, por ai arrin ta kthejë këtë pilulë të hidhur në një fitore të fatit. Çfarë i bën Kujtimet të botohen e ribotohen edhe pas 100 vjetësh? Humori i Machados, proza e shkëlqyer dhe të kuptuarit e thellë të të gjitha tekave të njeriut e sjelljes së tij.