No Image Available

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë

 Author: Julia Navarro  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Aida Baro  Viti i Botimit: 2013  ISBN: 9789928103703  Numri i faqeve: 480  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:
Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër. I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit. Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t’u zbuluar. Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, së tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s’ka të dytë në llojin e vet.