Më 6 qershor 1944, në Ditën D, 6 mijë anije të Aleatëve, flota më e madhe në histori, mbërriti në brigjet e Francës për të filluar çlirimin e Europës. Taktika e tyre e surprizës pati sukses të plotë: shqiponja naziste u gjend në gjumë. Aleatët morën frymë të lehtësuar. Dita D, që mund të kishte qenë masakra më e madhe në histori, u bë në të vërtetë një nga fitoret më të mëdha historike. Si u arrit kjo befasi e habitshme? Përgjigjja e kësaj pyetjeje përbën subjektin e Historisë së shërbimeve sekrete…, një nga librat më emocionues të shkruar ndonjëherë rreth Luftës së Dytë Botërore. Duke rrëfyer historinë e plotë të operacionit më të komplikuar inteligjent në historinë e luftës, Historia e shërbimeve sekrete… paraqet një numër të madh heronjsh dhe spiunësh magjepsës, në vorbullën e historive dramatike të komploteve dhe kundërkomploteve, gënjeshtrave dhe marshimeve, të vërtetave dhe maskimeve. Ai rrëfen historinë e lojës së maces me miun, midis agjentëve në Francë e Angli dhe atyre të Gestapos.