Botimi i katërt i këtij bestselleri vazhdon të qëndrojë në krye të listës së teksteve shkollore për hyrjen në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos me sistemin e ri e interesant të integrimit të tekstit me teknologjinë. Ky libër shoqërohet hap pas hapi me një faqe shumë të pasur në internet, ku studentët, por edhe gjithë ata që interesohen për çështjet ndërkombëtare, për politikat e jashtme të shteteve në veçanti dhe të organizatave ndërkombëtare në përgjithësi, do të gjejnë një burim të pasur referimi teorik dhe praktik.
Përparësitë e botimeve të mëparshme vazhdojnë edhe me këtë, trajtimi i qëndrimeve klasike dhe alternativave teorike; të dhëna të përditësuara dhe të paraqitura qartë; dhe trajtimi më i shkëlqyer i ekonomisë ndërkombëtare politike i përshkruar në një tekst hyrjeje të marrëdhënieve ndërkombëtare. Një stil i gjallë të shkruari plot shembuj të rëndësishëm e bëjnë kompleksin e pasur të politikës ndërkombëtare të kuptueshëm dhe me interes për çdo lexues.