Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t’ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma. I dërrmuar nga pasojat e asaj nate të tmerrshme, i lodhur nga burokracitë e i zhgënjyer nga sistemi, Billi më në fund vendos ta marrë ligjin në duart e veta për të vënë drejtësi. Por kur planet e tij përmbysen, rezultatet janë të tmerrshme, shpesh komike, dhe në fund, të paharrueshme.
Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe natyrisht tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Një roman i fuqishëm… shkruar me një stil të shkujdesur e të zhdërvjellët, ndërthurje midis komikes, çiltërsisë dhe vrazhdësisë.”
The New York Times Book Review
“Mahnitës… Një roman ku ndërthuren mrekullisht e tashmja me të shkuarën, teksa O’Connor heton me mjeshtëri rrënojat e humbjes dhe tragjedisë duke ndërthurur faktet mizore me humorin e errët që shfaqet në prag të dhembjes.”
Publishers Weekly
“Magjepsës… çiltërsia dhe mjeshtëria e të shkruarit e O’Connor- it bëjnë që emocionet të jenë autentike dhe shpengimi thuajse i besueshëm.”
The Observer
“Një roman i shkruar mrekullisht. Mënyra se si O’Connor përshkruan marrëdhënie që po fundoset nën presionin e parave dhe alkoolit është tmerrësisht e besueshme.”
The Sunday Times
“Një roman mjaft tërheqës e mbresëlënës… një përmbajtje tensionuese e krijuar me mjeshtëri.”
The Guardian