Catherine Dunne

Catherine Dunne lindi më 1954 në Dublin, ku jeton edhe sot. Ka studiuar për letërsi angleze dhe spanjolle në Trinity College. Pas studimeve, në vitet 1978-1995, punoi si mësuese e anglishtes dhe spanjishtes. Ajo e la mësimdhënien për t’iu përkushtuar karrierës si shkrimtare, duke u prezantuar kështu për herë të parë përpara lexuesve me romanin Gjysma e asgjësë, i cili shënoi sukses të madh dhe e bëri të njohur menjëherë. Disa nga romanet që kanë bërë bujë në rrethet e kritikës letrare janë: Gjysma e asgjësë, Pothuajse dashuri, Në kërkim të Xhulias, Një tjetër jetë, Nëse sonte jemi këtu etj., të përkthyera në dhjetëra gjuhë.