Blogu

Qkll.gov.al: NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË, prezantimi i projektit letrar i shtëpisë botuese “Dituria”

NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË, prezantimi i projektit letrar i shtëpisë botuese “Dituria” – QKLL

NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË quhet projekti i mbështetur nga platforma e Europës Krijuese, i cili u prezantua sot nga botimet “Dituria”, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Ky projekt synon botimin e 10 veprave të rëndësishme europiane, shkruar nga autorë si Umberto Eco, Simone de Beauvoir, Rafik Schami etj., dhe përkthyer nga përkthyes me emër në letërsinë shqipe.