
TË NDERUAR BOTUES, KOLEGË,
Sa herë përpara një libri të ri të letërsisë së huaj, kemi pyetur veten nëse kemi ndonjë përkthyes të gatshëm, i provuar e me përvojë në përkthime, ose për përkthyes nga gjuhë të ashtuquajtura të vogla, ose më saktë me më pak përdorues. Është një problem me të cilin hasemi shpesh në biznesin tonë kulturor. Përkthyesit janë aleatët tanë më të vyer në botimin e letërsisë së huaj.
Për këtë arsye, baza e të dhënave, e ndërtuar nga Dituria, në kuadër të projektit europian “Ndryshimi i perceptimeve përmes letërsisë” do të jetë një ndihmë e madhe. Kjo bazë të dhënash, e botuar në faqen tonë profesionale të projektit, mund të shfrytëzohet lirisht dhe pa pagesë. Ajo përmban rreth 600 emra përkthyesish, thuajse të gjitha gjuhët nga përkthejnë, dy tituj nga librat që kanë përkthyer etj. Baza nuk përmban (ose jemi përpjekur) të dhëna për përkthyes që janë ndarë nga jeta, duke pasur si qëllim kryesor të jetë një ndihmë aktuale për botuesit.
Jeni të lutur që të jepni kontributin tuaj si për përditësimin, por edhe për saktësimin e bazës, e cila do të jetë në përditësim të vijueshëm. Baza është lehtësisht e përdorshme, përmes kërkimit, sipas gjuhëve, sipas emrave të përkthyesve, sipas titujve të librave të përfshirë etj.
Në këtë mënyrë ju mund të kontaktoni shumë përkthyes me një klikim të vetëm!
SHËNIM PËR PËRKTHYESIT
Kolegë përkthyes: nëse nuk dëshironi më të listoheni në bazën tonë të të dhënave, ju lutemi na njoftoni në adresën mymeri@dituria.al. Emri dhe të dhënat tuaja do të hiqen menjëherë.
Ndërkaq, nëse dëshironi të shtoni të dhënat tuaja në bazën e të dhënave, jeni të mirëpritur ta bëni këtë, duke na dërguar një njoftim po në këtë adresë.
Klikoni për të lexuar: Baza e të dhënave të gjitha gjuhët