Sot ne Kalane e Tiranes, me femijet e Kampit veror te Qendres se Edukimit, Kulturës & Librit për Fëmijë, folem per librin “Çelestja, planeti im” te autorit francez Timothee de Fombelle.
Duke e rekomanduar per lexim kete liber te shkurter por zbavites dhe te dobishem, Mariana Ymeri, tregoi qe behej fjale per nje liber te vecante, me nje histori te bukur per dashurine, shpresen, per te ardhmen dhe boten qe po ndryshon. Nje histori qe na tregon se nganjehere prinderit behen te shurdher e te verber ndaj femijeve, ku karriera u verbon syte. Nje histori qe tregon qe secili prej nesh eshte pergjegjes per boten tone, edhe me gjeste te vogla.
Venera Domi, perkthyesja e librit, u foli femijeve per permbajtjen e librit por edhe dashurine per librin dhe leximin, pse duhet te lexojne dhe pse duhet ta lexojne pikerisht kete liber. Sepse eshte shkruar bukur, se u pasuron mendjen dhe gjuhen, se ka mesazhe te forta, per kujdesin qe do te tregojme ne te ardhmen per veten, natyren, mjedisin ku jetojme dhe nga kjo varet edhe fati i botes sone, tha ajo.
Gazetari dhe ekologjisti Mentor Kikia u theksoi femijeve sidomos mesazhet ekologjike te ketij libri, dashurine per natyren dhe kujdesin per te, qe fillon nga gjithkush. Ai u dha femijeve keshilla te vlefshme, duke u shpjeguar se si edhe nje shishe kaucuku e perdorur apo nje qese plastike, e ndot mjedisin per vite me radhe. Femijet ishin gjithe sy e veshe, sepse ne kete kamp femijesh te organizuar nga kjo Qender Edukimi dhe kulture kultivohet shume jo vetem dashuria per librin por edhe per natyren.
Falemnderit Anisa Ymeri dhe per organizimin e perbashket. Dhe nje falenderim stafit te Diturise, Jetes dhe Tikut, qe mbeshteten aktivitetin, edhe pse dite feste.
#Çelestjaplanetiim#CreativeEurope4Books#timotheedefombelle#Veneradomi#marianaymeri#mentorkikia#anisaymeri#QendraeEdukimitKulturësLibritpërFëmijë













