Blogu

Takim me nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, me praninë e përkthyeseve Diana Çuli & Maniela Sota

Si t’i bëjmë adoleshentët të lexojnë

Fakt i njohur tashme: sidomos gjatë adoleshencës, te rinjte rrezikojnë të largohen nga librat. Të magjepsur nga ekranet e smartfonëve dhe kompjuterëve dhe nje mije stimujsh te tjere, adoleshentët e “harrojnë” kënaqësinë qe te jep libri dhe leximi. Per keto tema biseduam dje, perkthyes, botues, mesues, nxenes, permes tri librave tane, “Te pandarat”, “Vera kur ime më i kishte syte jeshile” “Gruaja e kolonelit”, ne shkollen “Kostandin Kristoforidhi” te Elbasanit, ku takuam nxenes te disa klasave, te vemendshem per te degjuar per letersine. Na bene pyetje te bukura, qe tregojne qarte se historite e vecanta, marrëdhëniet e ndërlikuara me prinderit, dashurite e para, miqësitë e rëndësishme, “revolta” e moshes, natyra dhe aventura etj. te pershkruara ne keta libra, janë joshje të natyrshme per çdokend. Nje diskutim i bukur por edhe nje keshille per ta pasur veth ne vesh, te rinjte duhet t’i terheqim me temat qe vertet u interesojne!

Falenderojme mesueset e letersise se gjimnazit, Entelen dhe Marianen, qe i mbajne gjithmone nxenesit prane librit dhe i mesojne ta vleresojne ate.

#DianaÇuli#ManielaSota#marianaymeri#Tepandarat#Verakurimemëikishtesytejeshile#gruajaekolonelit#simonedebeauvior#TatianaTibuleac#Rosaliksom ##CreativeEurope4Books#shtepiabotuesedituria#gjimnazikostandinkristoforidhi#entelakazazi