Blogu

Shkrimtarja Tatiana Tibuleac prezanton librin e saj në QKLL, me praninë e përkthyeses Maniela Sota

Tatiana Tibuleac, shkrimtarja moldave, fituese e Çmimit Europian te Letersise, mberriti mbreme ne te gdhire ne Tirane, pas nje udhetimi prej 12 oresh neper tri aeroporte (faji i linjes ajrore), dhe kur na telefonoi nga aeroporti i fundit, sado e lodhur dhe e merzitur, prapeseprape ishte e bindur te mos kthehej nga rruga per ne qytetin ku jeton tani, ne Paris!

Nxenesit e shkolles Ismail Qemali te Tiranes ia shperblyen sot me vemendjen, interesimin dhe zellin e tyre per ta njohur shkrimtaren dhe vepren e saj, dy libra te botuar nga DITURIA: “Vera kur ime më i kishte syte jeshile” dhe “Kopshti prej qelqi”.

Ne nje takim te moderuar me profesionalizem nga gazetarja e kultures, Arta Marku, takim qe zgjati thuajse nje ore, ne QKLL, Tibuleacu foli jo vetem per letersine, por edhe per ndikimin qe ka ajo ne jetet tona, si dhe per krijimtarine e autoreve ballkanas dhe vendin e kesaj letersie ne letersine europiane (sigurisht si pjese e saj, por edhe me vecanesine e vet). Takimi u pershendet edhe nga znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLl.

Maniela Sota, perkthyesja e dy librave te botuar ne shqip nga kjo autore, i dha ze Tibuleacut ne sallen e QKLL qe mezi i nxinte nxenesit e shumte.

#CreativeEurope4Books#shtepiabotuesedituria#TatianaTibuleac#ManielaSota#leximieshtenjeidegjithmoneeshkelqyer#tetoriilibrit#QKLL#artamarku#Veraimekurimemëikishtesytejeshile#gjimnaziismailqemali