Blogu

A2 CNN: Shkrimtarja holandeze Janneke Schotveld dhe përkthyesja Albana Shala takojnë lexuesit e vegjël shqiptarë

Mes fëmijëve që lexojnë, shkrimtarja holandeze takon lexuesit e vegjël shqiptarë – Kulturë (a2news.com)

Mes fëmijëve që lexojnë, shkrimtarja holandeze takon lexuesit e vegjël shqiptarë – YouTube

Ka vetëm pak kohë që është përkthyer në shqip, “Mbreti këmbë bretkosë”. Përkthyesja Albana Shala ishte në Tiranë për t’i prezantuar lexuesit të vogël këto rrëfime me personazhe klasike, por me histori tejet moderne. U largua në Holandë me përshtypjet më të mira nga të vegjlit që e kishin lexuar.

Jehona e takimeve letrare dhe e librit që në shqip po pritej shumë mirë, mbërriti edhe te autorja Janeke Schotfeld, e cila pa kaluar shumë kohë, kërkoi t’i takonte këta lexues të vegjël, me ide të mëdha.

“Jam shumë e lumtur që dy nga veprat e mia janë përkthyer në shqip dhe gjithaq e lumtur që gjendem sot përpara jush. Fillimisht kam qenë mësuese për fëmijët me kufizime në të nxënit, por pasioni im më i madh ishte të shkruarit. Kështu mori udhë një nga seritë e mia më të njohura Superzysha, e pasuar shumë shpejt nga vepra të tjera. Gjyshja në arrati, e përkthyer në shqip është një vepër gazmore, plot aventura, por që përcjell mesazhe aktuale, dashurinë mes brezave. Ndërsa ‘Mbreti këmbë bretkosë’ ka marrë frymëzimin prej përrallave tradicionale, pasuruar plot me elemente moderne: në to ka një princ që niset të shpëtojë princeshën hipur në biçikletë, një princ që nuk ka shpatë por pistoletë lodër e kështu me radhë. Megjithatë secila rrëfenjë përcjell mesazhin e miqësisë, dashurisë, familjes, humanizmit dhe besnikërisë. Do të doja shumë që dituria  të vazhdojë të sjellë në shqip të tjera vepra qoftë të miat qoftë nga letërsia holandeze për fëmijë”, tha ajo.

“Mbreti këmbë bretkosë” dhe përralla të tjera është një nga shumë vepra që botuesit shqiptar i sjellim nga origjinali në gjuhën shqipe, përmes udhëzimeve dhe ndihmës së Europës krijuese, një program që jo pak herë mbështet autorë të rëndësishëm të komunikojnë në gjuhë të tjera.