Blogu

BOOKTUBERISTËT MË TË MIRË! SHPËRNDARJA E CERTIFIKATAVE NË SHKOLLËN “FAN NOLI”, TIRANË

Sot, në ditën e fundit të “Tetori, muaji i Letërsisë”, ne ishim në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”. Gjatë një ceremonie emocionuese e të ngrohtë, shpërndamë certifikatat për fituesit e BookTuberit më të mirë, Edicioni 2023, frymëzuar nga librat: “Tri rrëfenjat” i U. Ecos, “Katitzi në gropën e gjarpërinjve” i K. Taikonit dhe “Çelestja, planeti im” i T. de Fombelle.

Konkursi, pjesë e projektit “Ndryshimi i perceptimit përmes letërsisë”, me mbështetjen e programit Europa Krijuese të BE, u shpall javën e parë të tetorit dhe në të morën pjesë rreth 30 nxënës të klasave 6, nisur nga target mosha të cilës i drejtohen këta libra.

Të habitur nga idetë krijuese e realizuese të nxënësve dhe nga mesazhet e bukura që ata përcollën përmes videove të tyre, pasi kishin lexuar librat, me shumë vështirësi (secili ishte unik në video dhe vërtet meritonte vlerësim), një juri profesioniste, e përbërë nga një specialist IT dhe një kritik letrar, përzgjodhi si më të arrirat 6 prej tyre, të ndara në: një çmim i parë, dy çmime të dyta dhe tri çmime të treta.

Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, znj. Merita Nanaj, për mësuesen e përkushtuar, znj. Eni Mesi, dhe mbi të gjitha për të gjithë nxënësit që morën pjesë në konkurs!

Ajni Baca, Çmimi i parë per videon rreth librit “Tri rrefenja”

Bora Dufi, Çmimi i dytë për videon rreth librit “Çelestja, planeti im”

Era Xhafa, Çmimi i dytë per videon rreth librit “Katitzi ne gropen e gjarperinjve”

Megi Islamukaj, Çmimi i tretë per videon rreth librit “Tri rrefenja”

Keisi Meta, Çmimi i tretë per videon rreth librit “Tri rrefenja”

Franka Kukeli, Çmimi i tretë për videon rreth librit “Çelestja, planeti im”

Ju lumte edhe mesuesve te shkolles “Fan Noli”.

#CreativeEurope4Books#shkollafannoli#shtepiabotuesedituria#booktuber#tetoriilibrit