Edon Qesari, me një profil të spikatur tashmë në botën e përkthimit, mbajti para studentëve të gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, një leksion interesant për negocimin e vazhdueshëm, në aspekte të ndryshme, që bën përkthyesi-mediator gjatë punës.
Përkthim apo shqipërim, besnikëri apo rikrijim, ripërkthim apo jo i klasikëve, raporti me librin dhe leximin, risemantizimi i fjalëve jo vetëm nga koha etj. qenë disa nga temat që preku Edoni me shembuj shumë të thukët edhe nga perkthimet e dy autoreve te shquar italiane, Sciascia dhe Eco, botuar nga Dituria, por edhe njëherazi me një qëndrim modest dhe mjaft vlerësues ndaj përkthimit dhe përkthyesve në Shqipëri.
Këshilla më e rëndësishme për një përkthyes të ri? Pasioni për këtë profesion, që është shumë larg nga synimi për të “bërë para”, u tha ai.
Në fund të gati dy orëve, studentët e duartrokitën lektorin per ta falenderuar.
#CreativeEurope4Books#edonqesari#perkthimisinegocim#leksion#shtepiabotuesedituria#fakultetiigjuhevetehuaja#mirelapapa#departamentiiitalishtes






