Libri i Grigor Banushit, “Sinfonia e pambaruar”, i perkthyer ne italisht nga Giovanna Nanzi me titullin “Sinfonia incompiuta”, botuar nga Besa Editrice u prezantua ne Biblioteken Bernardini ne Lecce, Itali, para nje publiku te zgjedhur.
Librin e prezantoi gazetarja dhe shkrimtarja Luisa Ruggio, e cila e vleresoi thellesisht kete liber.
Simfonia e pambaruar” është romani i parë i përkthyer në italisht i shkrimtarit shqiptar Grigor Banushi, botuar nga Besa Muci në përkthimin e Giovanna Nancit.
Protagonisti i “Simfonisë së pambaruar”, Adrian Mara, i mbetur në moshë të vogël pa baba, rritet në Shqipëri me nënën e tij italiane me origjinë hebreje, e cila kultivon tek ai pasionin për muzikën.
Muzika bëhet arsyeja e tij për të jetuar dhe shpresa për shpëtim. Kur ikën në Francë, Adriani punon me sukses si dirigjent dhe kompozitor, por hijet e së shkuarës e ndjekin dhe nuk i lënë shpëtim.
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës është mjedisi i një romani që i jep zë dramës së individëve, secili në veçantinë e tij dhe të gjithë nën fytyren e përbashkët të historisë.
#CreativeEurope4Books#sinfoniaincompiuta#grigorbanushi#sinfoniaepambaruar








